Sport

Përleshje mes tifozëve të Newcastle dhe Milanit, plagosje me thika dhe tifozë që përfundojnë në spital!

Këto dy skuadra do të dalin në fushë sot nga ora 18:45 dhe në prag të ndeshjes ka ndodhur një përleshje e ashpër mes tifozëve, ku një person ka përfunduar në spital.

19 Shtator 2023, 18:30 Nga DOSJA
Përleshje mes tifozëve të Newcastle dhe Milanit, plagosje me

ITALI - Pak para fillimit të fazës së grupeve të Champions League, ka pasur një konflikt të ashpër mes tifozëve të Milanit dhe Newcastle.

Këto dy skuadra do të dalin në fushë sot nga ora 18:45 dhe në prag të ndeshjes ka ndodhur një përleshje e ashpër mes tifozëve, ku një person ka përfunduar në spital.

Në konflikt janë përdorur edhe thika dhe një nga tifozët e Newcastle është dashur të kërkojë ndihmë mjekësore pikërisht për këtë.

Siç është konfirmuar, 58-vjeçari Eddie McKay ka marrë lëndime në krahë dhe në shpinë dhe është plagosur teksa ishte shtrirë në tokë, pasi tentoi të arratisej nga skena e konfliktit.

Një natë para ndeshjes, ai po festonte me miqtë e tij kur ata u sulmuan nga një grup prej dhjetë tifozësh të Milanit. Nuk dihet gjendja aktuale e fatkeqit Edi, por ai ndodhet ende në spital.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll