Sport

BEFASUSE! Dembélé jo vetëm që luan me dy këmbët pa ndonjë dallim, por shkruan edhe me të dy duart njësoj...

Shkrimi i jashtëzakonshëm i Dembélé me të dy duart… Shikojeni

19 Shtator 2023, 11:30 Nga DOSJA
BEFASUSE! Dembélé jo vetëm që luan me dy

FRANCE - "Nuk e di nëse jam mëngjarash apo djathtas. Unë veproj dhe godas me të dyja këmbët”,- ka treguar vite më pare anësori Ousmane Dembélé. 

Tashmë disa vite më parë, këngëtarja Vegedream, bërri ​​​​një hit për suksesin e kampionëve francezë të botës në 2018. Fitimi i Kupës së Botës i bëri të famshëm lojtarët e ekipit francez, ku u nënvizua aftësia e Ousmane Dembélé, si një lojtar i aftë për të luajtur me topin si me këmbën e majtë ashtu edhe me këmbën e djathtë. Ai i përdor mirë deri në atë pike, sa që është e vështirë për ta përkufizuar si një lojtar djathtosh apo mëngjarash.

Por kjo aftësi e veçantë e Dembele, nuk shfaqet vetëm te këmbën, por edhe me duart. Në të vërtetë, ditët e fundit, PSG publikoi një video në partneritet me EA FC 24 për të zbuluar rezultatet e parizienëve. E me këtë rast, prezantuesja i ka kërkuar Ousmane Dembélé që të shkruajë fjalën PSG me të dyja duart. Është e vështirë të thuash se cila dorë është më e aftë... Shikojeni…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll