Sport

85 milionë nën hetim! UEFA do të investigojë transferimet e PSG-së në Katar...

Gjermani është lojtari i tretë i skuadrës franceze që niset drejt vendit arab të Katarit

19 Shtator 2023, 11:15 Nga DOSJA
85 milionë nën hetim! UEFA do të investigojë transferimet e

ZVICER - Njoftimi i transferimit të Julian Draxler te Al Ahli ka ndezur alarmin në UEFA. Gjermani është lojtari i tretë i PSG-së që largohet për në Katar këtë verë, duke sjellë në total 85 milionë për klubin parizien. E gjithë kjo në një treg në të cilin francezët kishin nevojë për shitje të konsiderueshme për të balancuar llogaritë e tyre dhe për të shmangur hijen e “Fair Play” financiar.

Nisur nga afërsia mes Katarit dhe PSG-së, organi më i lartë evropian ka vendosur të hapë një hetim për të vlerësuar etikën dhe pastërtinë e transferimeve në fjalë. Sipas “L'Equipe”, UEFA mund t'i ngrijë këto shuma në mënyrë që të mos llogariten në akauntin e saj, përveçse mund të përballet me një sanksion të mundshëm.

Gjermani ndjek gjurmët e Verratit dhe Diallos drejt Katarit. Largimi i italianit ishte ai që ngjalli më shumë dyshime. Tebas ishte ndër të parët që reagoi ashpër, duke denoncuar praktikat e PSG-së. "Ne mund të bëjmë si Franca, e cila nuk kontrollon PSG-në, ndërsa shet Marco Verrattin në Katar për më shumë se 40 milionë euro, ose nuk e di sa. Mund ta bëjmë edhe këtë, të gjejmë një vend satelit që do të blejë lojtarë nga ne, të bëjmë fitime të mëdha dhe pastaj të blejmë të gjithë lojtarët që duam. Nuk mendoj kështu”,- ka komentuar lideri i La Ligas.

Këto transferta do të shqyrtohen nga Komisioni i Kontrollit Financiar edhe pse për të kryer veprime ndëshkuese duhet të tregohet se blerësi dhe shitësi janë shumë afër. Tashmë në të kaluarën, disa kontrata sponsorizimi të kompanive të Katarit me ekipin e kryeqytetit francez tashmë ishin studiuar nga UEFA, pasi ato ishin "palë të lidhura".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll