Sport

Lautaro pas gëzimit në derbi, trishtohet, i vjedhin restorantin e gruas!

Policia po heton ngjarjen: nga hetimet e para, siç theksohet edhe nga pamjet e filmuara nga kamerat, duket se bastisjet kanë bërë katër persona me kapuç.

19 Shtator 2023, 09:02 Nga DOSJA
Lautaro pas gëzimit në derbi, trishtohet, i vjedhin restorantin e

ITALI - Fillimi i keq i javës për Lautaro Martinez dhe partneren e tij Agustina Gandolfo. Hajdutët kanë hynë në restorantin ‘Coraje’ në pronësi të çiftit në qendër të Milanos. Çfarë kanë marrë? Rreth një mijë euro, të cilat me sa duket janë zhdukur nga arka e klubit pas vjedhjes që dyshohet se ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes ose të dielën mbrëma. Këtë e kanë vënë re punonjësit mëngjesin e së hënës, të cilët kanë gjetur një derë dytësore të hapur.  

Policia po heton ngjarjen: nga hetimet e para, siç theksohet edhe nga pamjet e filmuara nga kamerat, duket se bastisjet kanë bërë katër persona me kapuç. Kujtojmë se Coraje, e ndodhet Brera, një zonë e frekuentuar dhe e pasur e Milanos. Lokali u inaugurua pak më shumë se një vit më parë dhe është regjistruar në emër të gruas së Lautaros, e cila gjatë fundjavës festoi fitoren me pesë gola të Interit përballë Milanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll