Sport

“Me një gur, dy zogj”, shprehja që shpjegon më mirë ndërhyrjen makabër të futbollistit! - Shikoni videon

Mbrojtësi i djathtë i Maratonës, Andre Oreyana është bërë viral, duke I dëmtuar në këtmbë jo një por dy kundërshtarë njëherazi në ndeshjen ndaj Olimpias!

18 Shtator 2023, 23:52 Nga DOSJA
“Me një gur, dy zogj”, shprehja që shpjegon më

HONDURAS - Kemi parë ndërhyrje të panumërta të rrezikshme në futboll, por "dëmtim dysh" rrallë ose asnjëherë.

Në minutën e 89-të të ndeshjes në shtëpi të Maratonës kundër Olíbia-s për divizionin e parë të Hondurasit, me rezultatin 1-0 për skuadrën mike, mbrojtësi i djathtë i vendasve, Andre Oreyana, bëri një ndërhyrje të ashpër që pak ka lidhje me futbollin...ose më saktë, më tepër ka lidhje me futbollin amerikan, pasi arriti që me rrëshqitjen e tij ti kapë këmbët dy kundërshtarëve njëherazi.

Padyshim që mbrojtësi i krahut, 21-vjeçari u përjashtua me karton të kuq direkt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll