Sport

ZYRTARE/ Pas Verrattit, edhe gjermani Draxler i bashkohet Katarit…

Pak ditë pas Marco Verrattit, edhe Julian Draxler vendosi ta vazhdojë karrierën në Katar.

19 Shtator 2023, 10:30 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Pas Verrattit, edhe gjermani Draxler i bashkohet Katarit…

FRANCE - I padëshiruar prej disa sezonesh te Paris Saint-Germain, Julian Draxler po largohet përgjithmonë nga kryeqyteti francez, gjashtë vjet e gjysmë pas ardhjes së tij. 

I huazuar vitin e kaluar te Benfica e Lisbonës, gjermani nuk i bindi portugezët për ta mbajtur atë. I rikthyer në Paris, Draxler nuk u fut në planet e trajnerit Luis Enrique-s dhe më në fund vendosi, pas disa ditë reflektimi, të pranojë ofertën e Al-Ahli, skuadër aktualisht e parafundit në kampionatin e Katarit me zero pikë. 

Një transferim ky që do t'i sjellë kthime të mëdha PSG-së pasi shuma e transaksionit do të ishte 20 milionë euro. I interesuari kryesor, futbollisti gjerman nga ana e tij, angazhohet deri në vitin 2025.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll