Sport

Ibra shfaqet në stërvitjen e Milanit, kërkon të rrisë moralin para Champions League! - VIDEO

Nga reagimet e njerëzve nga klubi u kuptua se nuk e prisnin. Ai vendosi të vizitojë lojtarët dhe t'u japë atyre mbështetje para përballjes me Newcastle në Champions League.

19 Shtator 2023, 08:06 Nga DOSJA
Ibra shfaqet në stërvitjen e Milanit, kërkon të rrisë

ITALI - Sulmuesi i famshëm suedez Zlatan Ibrahimović ka gëzuar tifozët e Milanit me një gjest të papritur. Kuqezinjtë përjetuan një shokim të vërtetë në derbin e qytetit të shtunën. Ata humbën ndaj Interit me rezultat 5:1, ndaj ish-ylli i Milanit vendosi të tentojë të rrisë moralin e skuadrës pas një disfate jashtëzakonisht të dhimbshme.

Pa paralajmërim, Ibrahimoviç është paraqitur mëngjesin e sotëm në “Milanelo” për stërvitjen e klubit të tij të fundit përpara ndeshjes së Champions League.

Nga reagimet e njerëzve nga klubi u kuptua se nuk e prisnin. Ai vendosi të vizitojë lojtarët dhe t'u japë atyre mbështetje para përballjes me Newcastle në Champions League.

Ai i shoqëroi kuqezinjtë në stërvitje dhe foli me trajnerin Stefano Pioli dhe stafin e tij.

Atmosfera, e cila nuk ishte më e mira pas gjunjëzimit në derbin e qytetit, u përmirësua ndjeshëm pas vizitës së papritur të legjendës së klubit. Me këtë gjest madhështor, Ibra edhe një herë tregoi se ka një dashuri të madhe për klubin e famshëm italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll