Bota

Theu rregullat e qarkullimit rrugor, oficeri i policisë bën gjestin e rrallë me nënën e dy vajzave

22 Tetor 2019, 12:53 Nga DOSJA

SHBA- Një polic rrugor në Milwaukee ka lënë pa fjalë nënën e dy vogëlusheve me gjestin e tij befasues. Gjithçka erdhi pasi kjo e fundit u ndalua nga polici dhe nuk kishte ulur vogëlushet e saj në sendilet përkatëse. Teksa po priste të merrte një gjobë, nëna ka marrë dhuratë nga policidy sendile fikse për fëmijë.

Kaq ka mjaftuar që nëna të postonte foton e oficerit të policisë në Facebook, ku ka marrë shumë pëlqime dhe komente. Bashkangjitur postimit nëna shkruante: “Vajzat e mia nuk mund të falënderonin oficerin e policisë, kështu që ato bënë këtë buzëqeshje. Ne e vlersojmë shumë gjestin e tij.” Gjithashtu nëna tha se nuk kishte mundur t’i blinte dy ndenjëse për fëmijët e saj për shkak të faturave të larta. “Vajzat e mia nuk mund të falënderonin oficerin e policisë, kështu që ato bënë këtë buzëqeshje. Ne e vlersojmë shumë gjestin e tij.”

Policia Zimmerman, i pyetur nga CNN tha se pasi dëgjoi këtë deklaratë të nënës, vendosi që të hynte në dyqan dhe të blinte edhe disa çokollata dhe libra për vajzat.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota theu rregullat e qarkullimit rrugor theu rregullat e qarkullimit rrugor

Sondazh

Poll