Bota

Mori para turmën e njerëzve me ambulancë, policia qëllon burrin që sulmoi në Norvegji (FOTO)

22 Tetor 2019, 13:51 Nga DOSJA
Mori para turmën e njerëzve me ambulancë, policia qëllon

NORVEGJI- Një burrë, i cili  u fut me ambulancë të vjedhur në një turmë njerëzish mesditën e sotme në Norvegji, u qëllua nga policia norvegjeze.

Sipas raportimeve të fundit, dy foshnje binjake nga 7 muajshe, të cilat ishin në karrocë u goditën nga makina e rrëmbyer.

Burri i armatosur e vodhi ambulancën dhe e drejtoi atë mbi turmën e njerëzve në kryeqytetin Oslo, mesditën e së martës.

Sipas policisë  një çift të moshuarish dhe një nënë që shtynte dy fëmijët binjakë në një karrocë ishin lënduar. Gruaja me fëmijët u dërguan në spitalin e Oslos.

Policia nuk e ka konfirmuar ende nëse sulmi ishte i qëllimshëm apo dikush të ketë mbetur i vrarë. Zëdhënësi i policisë tha se ishin në kërkim të një gruaje që kishte lidhje me incidentin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota norvegji policia qellon burrin sulmi me ambulance norvegji policia qellon burrin sulmi me ambulance

Sondazh

Poll