Bota

Qindra mbretërorë në ceremoninë e kurorëzimit të perandorit të Japonisë(FOTO)

22 Tetor 2019, 15:44 Nga DOSJA
Qindra mbretërorë në ceremoninë e kurorëzimit të

JAPONI- Perandori i Japonisë, Naruhito ka shpallur zyrtarisht kurorëzimin e tij, në një ceremoni, ku morën pjesë qindra njerëz nga e gjithë bota. Kreu i shtetit filloi kurorëzimin e tij në maj, pasi babai i tij, Akihito, u bë perandori i parë që abdikoi në 200 vjet. Naruhito,i cili është vetëm  59 vjeç, njoftoi ndryshimin e statusti të tij në të gjithë botën, në një seri ritualesh të hollësishme të njohura si “Sokui no Rei” në Pallatin Perandorak në Tokio.

Naruhito kishte veshur një mantel me ngjyrë të ndryshkur, ashtu si bëri babai i tij gjatë kurorëzimit të tij në 1990 . Princi Hitachi 83 vjeç, i cili është vëllai i Perandorit Emeritus Akihito ndoqi procedurat nga një karrige me rrota.

Më pas perandori Nahurito mbajti një fjalim para  familjes perandorake duke lexuar në një copë letër fjalët:

Unë zotohem që do të veproj në bazë të Kushtetutës që do  të përmbush përgjegjësinë time si simbolin e shtetit dhe të unitetit të popullit të Japonisë, ndërsa gjithmonë dëshiroj lumturinë e njerëzve dhe paqen në botë, duke dhënë mendimin tim tek njerëzit dhe duke qëndruar pranë tyre, unë sinqerisht shpresoj se vendi ynë, përmes mençurisë dhe përpjekjeve të pandërprera të njerëzve, arrin zhvillim të mëtejshëm dhe kontribuon në miqësinë dhe paqen e bashkësisë ndërkombëtare, mirëqenien dhe prespioritetin e njerëzimit.”

Ndërsa Naruhito u ngjit në fron, pranë tij ishin vendosur kuti, të cilat besohet se përmbajnë një shpatë dhe xhevahir të lashtë, që sipas legjendës, datojnë nga paraardhësi mitik i perandorit të parë të Japonisë, Jimmu, i cili sundoi gati 2.700 vjet më parë.

Cereonia e kurorëzimit do të pasohet nga një banket perandorak të martën në mbrëmje.

Burimi: CNN

A.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota naruhito perandori i japonisë vetëkurorëzohet naruhito perandori i japonisë vetëkurorëzohet

Sondazh

Poll