Aktualitet

Beleri në burg, “eKathimerini”: Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën për lirim, janë shkelur 5 nga 10 nene

Ai shtoi se nuk ka motive që Fredi Beleri të largohet nga vendi, ndërsa në të njëjtën kohë mund të merren masa të sigurta për të parandaluar arratisjen e tij.

18 Shtator 2023, 19:26 Nga I.A

Beleri në burg, “eKathimerini”: Gjykata e Posaçme e

GREQI- Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë rrëzoi edhe një herë kërkesat për lirimin nga burgu të Fredi Belerit dhe të drejtën e tij për të ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë. eKathimerini shkruan se Beleri është arrestuar që prej muajit maj për blerje të dyshuar votash, pasi u zgjodh kryetar i qytetit të Himarës në Shqipëri.

Pas shpalljes së vendimit të hënën, presidenti i Avokatëve Evropianë pa Kufij, Patrick Henry dhe kryetari i Plenares së Dhomave të Avokatëve të Greqisë, Dimitris Vervesos mbajtën një konferencë për shtyp. Patrick Henry vuri në dukje se me vendimin për mohimin e lirimit të Belerit, gjykatat shqiptare shkelën nenet 5 dhe 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ai shtoi se nuk ka motive që Fredi Beleri të largohet nga vendi, ndërsa në të njëjtën kohë mund të merren masa të sigurta për të parandaluar arratisjen e tij. Ai e konsideroi burgun joproporcional me krimin e Belerit pasi janë mbi 30 persona të akuzuar për vepra elektorale që nuk mbahen në paraburgim. 

Dimitris Vervesos iu referua shkeljes së nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili e konsideron të paligjshme pengimin e një zyrtari në kryerjen e detyrës në mungesë të një vendimi gjyqësor të formës së prerë dhe të parevokueshme.

fredi beleri dimitris vervesos patrick henry

Sondazh

Poll