Art&Argëtim

U arrestua me kanabis në banesë, reagon Enca pas lirimin nga burgu: Ju jam shumë mirënjohëse

Po ashtu ajo e ka cilësuar momentin e arresimit dhe ditët që kaloi në paraburgim shumë të vështira.

18 Shtator 2023, 16:30 Nga I.A

U arrestua me kanabis në banesë, reagon Enca pas lirimin nga burgu: Ju

TIRANË- Këngëtarja Ruenca Haxhia ka reaguar pas arrestimit nga policia për kultivim kanabisi. Me anë të një postimi në Instastory, Enca shkruan se u është shumë mirënjohëse fansave të saj që e kanë mbështetur. Po ashtu ajo e ka cilësuar momentin e arresimit dhe ditët që kaloi në paraburgim shumë të vështira.

"Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë ditëve të vështira që kalova," shkruan Enca. 

Këngëtarja u arrestua disa ditë më parë pasi iu gjetën 5 vazo me kanabis në banesë. Në dëshminë e saj para grupit hetimor, Enca tha se kanabisin e kishte për përdorim vetjak. Përveç saj, Policia shoqëroi në komisariat edhe të dashurin e saj. 

ruenca haxhia enca

Sondazh

Poll