Art&Argëtim

Fitoi zemrat e shqiptarëve, Sihana Haxhnikaj përfundon rrugëtimin në “The Voice Australia”

Pak javë më parë ajo u bë jehonë në mediat rozë dhe fitoi zemrat e jurisë,evëcanërisht të këngëtares sëfamshme me origjinë shqiptare Rita Ora e cila u entuziazmua kur pa Sihanën në skenë.

18 Shtator 2023, 08:54 Nga a.l
Fitoi zemrat e shqiptarëve, Sihana Haxhnikaj përfundon rrugëtimin
Sihana Haxhnikaj

AUSTRALI- Sihana Haxhnikaj, konkurrentja shqiptare nga Kosova nuk ka arritur të kualifikohet në raundin tjetër të ‘The Voice Australia’.

Pak javë më parë ajo u bë jehonë në mediat rozë dhe fitoi zemrat e jurisë,evëcanërisht të këngëtares sëfamshme me origjinë shqiptare Rita Ora e cila u entuziazmua kur pa Sihanën në skenë.

Por megjithëse u pëlqye shumë nga publiku australian, Sihana nuk e ka vazhduar rrugëtimin e saj në raundin pasues të spektaklit të njohur të muzikës.

Ajo është eliminuar pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga publiku në garën me konkurrentet Gezel Bardossi dhe Elsa Marilyn, të cilat u votuan mjaftueshëm për të shkuar në beteja, por në fund Rita zgjodhi të vazhdonte me Elsan.

Ky është viti i tretë radhazi që Rita Ora zgjidhet të jetë anëtare e jurisë në spektaklin e talenteve “The Voice Australia”.

sihana haxhnikaj

Sondazh

Poll