Art&Argëtim

Akuza të tjera seksuale ndaj Russell Brand, BBC nis hetim 'urgjent', fshihen filmat dhe serialet e aktorit

'Times' dhe 'Sunday Times' deklaron se akuzat për Brand lidhen me fillimin e viteve 2000.

18 Shtator 2023, 07:51 Nga A.B
Akuza të tjera seksuale ndaj Russell Brand, BBC nis hetim
Russell Brand

SHBA- Aktori Russell Brand akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual. Pas këtyre akuzave, shumë gra të tjera kanë akuzuar aktorin e humorit për sulme të tjera. 

'Times' dhe 'Sunday Times' deklaron se akuzat për Brand lidhen me fillimin e viteve 2000. Akuzat e fundit - të cilat gazeta thotë se nuk janë hetuar, por tani do të 'kontrollohen me rigorozitet' - pasojnë akuzat nga katër gra, duke përfshirë një që pretendon se është sulmuar seksualisht nga Brand gjatë një marrëdhënieje tre-mujore me të kur ajo ishte 16 vjeç. 

BBC tani po përballet me akuza të shumta pasi u pretendua se Brand, përdori makinën e ofruar nga kompania për të marrë vajzën nga shkolla.

Kjo vjen pasi BBC dhe Channel 4 kanë nisur hetime të brendshme për akuza të veçanta për sjellje jo të hijshme nga Brand ndaj stafit dhe anëtarëve të audiencës gjatë kohës së punësimit të tij. Channel 4 që atëherë ka hequr të gjitha programet e lidhura me Brand nga faqja e tij e internetit, duke përfshirë episodet e The Great British Bake Off dhe Big Brother's Big Mouth në të cilat ai u shfaq.

Që atëherë, Netflix-it  i është kërkuar të heqë komedinë, të titulluar 'Re:Birth'.

Aktori komik i stand-up ka mohuar çdo akuzë dhe ka fajësuar 'mediat kryesore'./Dosja.al

russell brand

Sondazh

Poll