Art&Argëtim

Bëhet sërish lëmsh rrjeti, Adele e quan Rich Paul burrin e saj

Këngëtarja hitit "Easy On Me" po performonte në Vegas, kur një grua nga publiku e pyeti nëse mund të martohej me të dhe Adele iu përgjigj se nuk mundej pasi burri i saj ishte tashmë në publik.

18 Shtator 2023, 13:35 Nga r.ll
Bëhet sërish lëmsh rrjeti, Adele e quan Rich Paul burrin e saj
adele dhe rich paul

SHBA- Adele ka bërë lëmsh rrjetin së fundmi, pasi iu referua të dashurit e saj Rich Paul, si burri i saj.

Këngëtarja hitit "Easy On Me" po performonte në Vegas, kur një grua nga publiku e pyeti nëse mund të martohej me të dhe Adele iu përgjigj se nuk mundej pasi burri i saj ishte tashmë në publik.

Ky moment ka bërë xhiron e rrjetit ku njerëzit kanë filluar aludimet se Adele dhe Rich Paul mund të jenë martuar. Në intervistat e saj, këngëtarja është shprehur me superlativa për agjentin sportiv, ku ka thënë se është shumë e lumtur që është në lidhje me të.

Edhe me herët spekulimet për martesë mes çiftit qarkulluan rreth një vit më parë kur fansat vunë re një libër në shtëpinë e saj me titullin "The Pauls". Adele nuk bëri asnjë koment për këtë gjë në atë kohë, ndërsa nuk dihet nëse do të zgjedhë të bëjë të njëjtën gjë edhe tani.

 

adele rich pauls

Sondazh

Poll