Art&Argëtim

Zbardhen akuzat! Russell Brand akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

Gruaja e dytë pretendon se Brand e sulmoi kur ishte në fillim të të 30-ave dhe ajo ishte 16 vjeçe dhe ende në shkollë. 

16 Shtator 2023, 21:19 Nga f.i
Zbardhen akuzat! Russell Brand akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual
Russell Brand

BRITANI E MADHE- Komediani dhe aktori Russell Brand është vënë në qendër të akuzave për përdhunim, sulme seksuale dhe abuzim emocional, raporton BBC. Katër gra pretendojnë se janë sulmuar seksualish midis vieteve 2006 dhe 2013.

Një grua pretendon se Brand e përdhunoi pas një muri në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Ajo u trajtua në një qendër të krizës së përdhunimeve teksa "The Times" thotë se ka parë të dhëna mjekësore që konfirmojnë denoncimin. Gruaja e dytë pretendon se Brand e sulmoi kur ishte në fillim të të 30-ave dhe ajo ishte 16 vjeçe dhe ende në shkollë. 

Gruaja e tretë pretendon se Brand e ka sulmuar seksualisht ndërsa ajo punonte me të në Los Anxhelos dhe se ai kërcënoi se do të merrte masa ligjore nëse ajo i tregonte dikujt tjetër. Gruaja e katërt pretendoi se ishte sulmuar seksualisht nga Brand dhe ai po abuzonte fizikisht dhe emocionalisht ndaj saj.

Russell Brand publikoi një video në të cilën ai mohoi akuzat e rënda kriminale" që ai tha se do të bëheshin kundër tij.

russell brand

Sondazh

Poll