Aktualitet

Censi i Popullisë dhe Banesave/ Drejtoresha e INSTAT: Intervistat e para kanë nisur pa probleme, procesi do të vijojë edhe pasdite

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli tha se procesi kishte nisur që në orën 8 të mëngjesit ku 7500 persona do të jenë në terren.

18 Shtator 2023, 13:04 Nga r.ll
Censi i Popullisë dhe Banesave/ Drejtoresha e INSTAT: Intervistat e para
foto ilustruese

TIRANË-Ditën e sotme ka nisur Censi i Popullisë dhe Banesave. Porcesi i regjistrimit të popullisë do të zgjasë për gjashtë javë rresht. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli tha në një deklaratë për mediat se procesi kishte nisur dhe se 7500 persona do të jenë në terren.

Dhuli u shpreh se intervistat e para kanë nisur pa probleme. Dhuli tha se intervistat do të vazhdojnë edhe pasdite, për të mundësuar kontaktimin me qytetarët të cilët gjatë paradites, kanë qenë të angazhuar me punë. 

"Ky është një proces statistikor me përmasa të mëdha të një rëndësie të veçantë për vendin.Deri tani referuar sistemit të monitorimit si dhe nga përfaqësuesit e INSTAT në terren, procesi po shkon mirë. Janë regjitruar në aplikacion pjesa më e madhe e anketuesve, janë në proces intervistimi rreth 1500 intervista prej të cilave janë përfunduar rreth 800 pyetësorë. Procesi është dinamik dhe po shkon sipas pritshmërive. Intervistat do të vazhdojnë edhe pasdite, për të mundësuar kontaktimin me qytetarët të cilët gjatë paradites, kanë qenë të angazhuar me punë. Theksojmë se ky aktivitet do të zgjasë 6 javë. INSTAT do të japë vazhdimisht informacion mbi ecurinë e aktivitetit. Të dhënat e mbledhura do të përnohen për nxjerrjen e statistikave zyrtare, të rëndësishme për hartimin e politikave dhe vendimmarrje në nivel qendror dhe lokal, lehtësimin për planifikimin në ndërtimin e kopshteve, shkollave, spitaleve, parqeve, rrugeve e të tjera. Lehtësimin në vendimmarrje nga komuniteti i biznesit, konceptimin dhe krijimin e regjistrave statistikorë të popullsisë rezidente dhe ndërtesave dhe banesave. Ftojmë qytatrët të bashkëpunojnë me anketuesit në terren, pasi Censi është një e mirë publike në interes të çdo qytetari.",tha drejtoresha e INSTAT

Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete që nis nga 50 mijë lekë gjobë. Të dhënat e para publikohen në qershor 2024. I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësori përmban 100 pyetje.

censi i popullsise dhe banesave

Sondazh

Poll