Aktualitet

Zjarr në Elbasan/ 67-vjeçari i vë zjarrin tokës së tij, "e pësojnë" dhe pronat përreth

Flaket kane perfshire dhe siperfaqe te tjera frutore dhe fatmiresisht ska te lenduar.

18 Shtator 2023, 12:56 Nga h.k
Zjarr në Elbasan/ 67-vjeçari i vë zjarrin tokës së
zjarr

ELBASAN- Zjarret në muajin Gusht dhe Shtator kanë vijuar në disa zona të vendit. Një rast i fundit është shënuar në Elbasan në fshatin Hajdaraj ku një 67 vjecar me inicialet Xh.T është ndaluar për zjarrvënie.
I moshuari ka djegur disa mbeturina në pronën e tij ku më pas flaëkt kanë përfshirë dhe sipërfaqe të tjera frutore në pronësi të shtetasve përreth.


NJOFTIMI I POLICISË:

Shtetasi Xh. T. dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur disa sipërfaqe toke me pemë frutore dhe me shkurre, në pronësi të shtetasve të tjerë. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

zjarr ne elbasan zjarrvenie e qellimshme

Sondazh

Poll