Politike

Prishja e banesave në Këlcyrë/ Tritan Shehu: Po përsëritet një “Astir i dytë”

4 Mars 2019, 09:56 Nga DOSJA
Prishja e banesave në Këlcyrë/ Tritan Shehu: Po

TIRANË- Ish deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se në Këlcyrë po përsëritet një ‘Astir’ i dytë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shprehet se kërkohet të shemben 25 objekte ne qendër të Këlcyrës, (Lexo këtu)midis te cilave, shumë shtëpi banimi të ndërtuar aty vite e vite me parë. 

Banorët po protestojnë për t’u njohur me projektin e detajuar te asaj zone, detyrim ky ligjor shtetëror, por i pa realizuar.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Ne Kelcyre po perseritet nje “Astir” i dyte!
Sot ne ate bashki po protestohet kunder arbitraritetit dhe arrogances qeverisese, lokale dhe qendrore.Kerkohet te shemben 25 objekte ne qender te Kelcyres, midis te cilave shume shtepi banimi te ndertuar aty vite e vite me pare.
Banoret po protestojne per tu njohur me projektin e detajuar te asaj zone, detyrim ky ligjor shteteror, por i pa realizuar. Kerkojne qe me tej, nqs ky projekt do te realizohet, shpronesimi te behet mbi cmime reale dhe jo arbitrare e qesharake ne vlere keto.

Ditën e sotme, banorët e Këlcyrës po zhvillojnë një protestë për prishjen e banesave të tyre, pasi preken nga projekti i lulishtes, miratuar nga këshilli bashkiak i Këlcyrës. Ata pohojnë se janë të pajisur me certifikata pronesie, por pavarësisht se do të dëmshpërblehen sipas vlerësimit, banorët nuk e pranojnë këtë zgjidhje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike prishja e banesave ne kelcyre tritan shehu prishja e banesave ne kelcyre tritan shehu

Sondazh

Poll