Politike

‘Tersi’/ Rama i veshi xhupin, Liverpool barazon dhe humb vendin e parë (Foto)

4 Mars 2019, 08:06 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është i njohur si një dashamir i sportit të futbollit. Shpesh ai mban veshur edhe logo të skuadrave për të cilat bën tifozeri. (Lexo këtu)

Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama u pa në disa dalje publike me xhupin e Liverpool-it të veshur.

Ditën e djeshme, skuadra në derbin me Evertonin, skuadra e drejtuar nga gjermani Jurgen Klopp barazoi duke i lënë vendin e parë Manchester City-it.

Kujtojmë që sa herë që kryeministri shfaqet në stadium apo shprehet publikisht se simpatizon një skuadër, atëherë vjen humbja.

Që prej deklarimit si tifoz i Juventusit, dhe pas çdo here që Rama e komenton, skuadra italiane humbet në ndeshjet e Championsit. I njëjti supersticion është edhe për skuadrën Kombëtare. Sa herë që kryeministri Rama shkon në stadium, humbet Kombëtarja. Kësaj here tersi i kryeministrit “Rama” ka ndjekur edhe skuadrën britanike të Liverpoolit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama liverpool liverpool-everton edi rama liverpool liverpool-everton

Sondazh

Poll