Sport

Britma ankthi nga gruaja e Kobe Bryant - 'Më ndihmoni ta shpëtoj pikturën e tij'

Vanessa Bryant nis përpjekjet në internet për të shpëtuar muralin e bashkëshortit dhe vazjës!

17 Shtator 2023, 21:54 Nga DOSJA
Britma ankthi nga gruaja e Kobe Bryant - 'Më ndihmoni ta shpëtoj

SHBA - Në një mur i “Hardcore Fitness, një palestër në qendër të Los Anxhelosit, është një nga muralet më të famshme kushtuar Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gigi, të cilët humbën jetën tragjikisht në një përplasje helikopteri në janar 2020.

Murali mban firmën e një artisti vendas, Slowe Motion, por tashmë është në rrezik...zhdukjeje, siç thekson gazeta italiane “Gazzetta dello Sport ”.

Bashkëshortja e Kobe, Vanessa Bryant, së fundmi nisi një përpjekje në internet për të parandaluar shkatërrimin e muralit të dashur nga tifozët e Lakers.

Pronari i ndërtesës dëshiron të heqë muralin deri në fund të vitit në mënyrë që të shesë hapësirë ​​reklamimi në të njëjtin mur.

“Nëse nuk e bëj deri më 31 dhjetor, ai më siguroi se do ta bëjë vetë”, tha menaxherja e palestrës Cecilia Moran.

“Unë refuzoj ta bëj këtë, nuk mendoj se është e drejtë dhe dua të luftoj për atë që mendoj se është e drejtë. Dhe sigurisht nuk mendoj se është e drejtë të shkatërrosh diçka që ka pasur një ndikim kaq të madh te kaq shumë njerëz”.

Nuk kaloi shumë kohë që mbërriti mbështetja nga Vanessa Bryant, e cila me një histori në Instagram filloi një përpjekje në internet për të shpëtuar muralin. Ajo tashmë ka mbledhur pothuajse 60,000 nënshkrime dhe po i afrohet shifrës së kërkuar prej 75,000.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll