Sport

Botërori i mundjes / Mundësi serb thyen kampionin e botës shqiptar, Abakarov në gjysmëfinale!

Në çerekfinale ishte më i mirë se kampioni aktual olimpik Rus Uguev, ndërsa në gjysmëfinale mposhti kampionin aktual botëror Abakarov nga Shqipëria.

17 Shtator 2023, 21:30 Nga DOSJA
Botërori i mundjes / Mundësi serb thyen kampionin e botës

SERBI - Mundësi çeçen që garon për Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov ka humbur fronin e kampionit në Botërorin e mundjes që po zhvillohet në Beograd. Ai u mund nga mundësi serb Stevan Miçiç në gjysmëfinale.

Në rrugën për në finale, Stevan Miçic fillimisht mposhti Koreanin Kim me 11:0, më pas ishte më i mirë se Abdualev nga Uzbekistani me 7:2. Në çerekfinale ishte më i mirë se kampioni aktual olimpik rus Uguev, ndërsa në gjysmëfinale mposhti kampionin aktual botëror Abakarov nga Shqipëria.

Në luftën për medaljen e artë, e cila është planifikuar për nesër, Mićić do të ketë për rival japonezin Rei Higuchi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll