Sport

Rubiales nuk pranoi të jepte dorëheqjen, por pati një telefonatë që e detyroi të largohej menjëherë nga federata spanjole

Ish-presidenti i RFEF u vu në qendër të kritikave, pasi puthi një lojtare në finalen e Kupës së Botës për femra

17 Shtator 2023, 20:43 Nga DOSJA
Rubiales nuk pranoi të jepte dorëheqjen, por pati një

SPANJE - Gazeta spanjole 'Marca' raporton këtë të dielë, se Luis Rubiales është detyruar të japë dorëheqjen, pas një telefonate nga Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s.

I rrethuar nga të gjitha anët pas polemikës që u ngrit për puthjen me Jenni Hermoso në finalen e Kupës së Botës për femra, presidenti i federatës spanjolle (RFEF) refuzoi të largohej nga posti i tij, pavarësisht se të gjithë e këshilluan të largohej, përfshirë edhe ata që ishin më të afërt të tij në RFEF. 

Qëndrimi i Rubiales 'u thye', pasi Ceferin i telefonoi. Sipas ‘Marca’, presidenti i UEFA-s ka qenë i vendosur dhe nuk ka lënë vend për dyshime: Ose ju jepni dorëheqjen, ose unë do të ju shkarkoj”,- ka thënë slloveni.

Rubiales ishte zv.president dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ndaj gjithmonë mendonte se mund të vazhdonte në UEFA në të ardhmen, kur të mos ishte më president i federatës spanjole, siç ka ndodhur edhe me ish-drejtues të tjerë federatash. Pas thirrjes që mori nga Nyon, Luis Rubiales dha menjëherë dorëheqjen...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll