Sport

Dinamo në rënie të lirë, 3 humbje në 4 ndeshje, i mund edhe Erzeni!

Kjo ishte humbja e tretë në katër ndeshje për dinamovitët që e filluan këtë sezon me shumë bujë, nga sponsori gjigand i Durrësit, tek trajneri i kombëtares së Italisë U21.

17 Shtator 2023, 20:13 Nga DOSJA
Dinamo në rënie të lirë, 3 humbje në 4 ndeshje, i mund

RROGOZHINE - Erzeni ka arritur që të fitojë kundër Dinamo City në shifrat 2-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Maliqit në minutën e 26-të.

Megjithatë ishte Zabërgja që ktheu barazpeshën në minutën e 55-të, duke i dhënë qetësinë Dinamos.

Por ekipi i Di Biagio nuk arriti që të dalë me pikë, teksa pas një gabimi të pafalshëm të portierit Rexhepi, do të akordohej një penallti në minutën e 78-të nga ku Kahrimanovic nuk gaboi dhe 2-1.

Kjo ishte humbja e tretë në katër ndeshje për dinamovitët, që e filluan këtë sezon me shumë bujë, nga sponsori gjigand i Durrësit, tek trajneri i kombëtares së Italisë U-21.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll