Sport

VIDEO/ Pep Guardiola përqafon brazilianin Paqueta, gjesti irriton tifozët e West Ham-it

Përqafimi mes Guardiolës dhe brazilianit të West Ham, po debatohet në Angli.

17 Shtator 2023, 19:39 Nga DOSJA
VIDEO/ Pep Guardiola përqafon brazilianin Paqueta, gjesti irriton

ANGLI - Ishte një nga historitë e vogla të ndeshjes West Ham - Manchester City. Lucas Paquetá u rikthye për të luajtur kundër klubit, ku thuajse u bashkua këtë verë. 

Për kujtesë, ‘Cityzen’ dhe ‘Hammers’ kishin rënë dakord për transferimin e brazilianit (42 ndeshje). Por në momentin e fundit, marrëveshja dështoi për shkak të nisjes së një hetimi ndaj lojtarit të West Ham për baste të dyshimta. Ditën e djeshme braziliani ishte përballë klubit tij të ëndrrave…

Nëse skuadra e tij humbi 3-1 gola pas një pjese të dytë të shkëlqyer nga ‘Cityzens’, skena që tërhoqi vëmendjen e tifozëve të West Ham ndodhi para fillimit të ndeshjes. 

Siç raporton “Daily Mail”, mesfushori 26-vjeçar brazilian iu afrua pankinës së Manchester Cityt për të përqafuar njeriun që mund të kishte qenë trajneri i tij. 

Pas ndeshjes, të dy burrat shkëmbyen edhe një moment miqësor, i cili irritoi tifozët e ‘Hammers’, duke pretenduar mungesë respekti për brazilianin.

 B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll