Aktualitet

Zjarr i madh në ‘Livadhet e Karajt’ në Bulqizë, flakët favorizohen nga era e fortë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Mësohet se zjarri është ndezur në vendin e quajtur ‘Livadhet e Karajt’ në fshatin Kocaj.

17 Shtator 2023, 17:45 Nga I.A
Zjarr i madh në ‘Livadhet e Karajt’ në Bulqizë,
Foto ilustruese

BULQIZË- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se zjarri është ndezur në vendin e quajtur ‘Livadhet e Karajt’ në fshatin Kocaj.

Flakët po favorizohen nga era e fortë dhe deri më tani janë djegur disa dhjetëra hektarë pyje e kullota. Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/informacion paraprak Në fshatin Koçaj, njësia administrative Fushë-Bulqizë, ka rënë zjarr në një zonë me barishte dhe shkurre. Në vendin e ngjarjes janë shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe shuarjen e zjarrit Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënjes së zjarrit, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorësinë e këtij rasti.

zjarr ne bulqize

Sondazh

Poll