Aktualitet

Aksidenti me ambulancën në Lushnje, Policia: Humbi jetën pacienti, 3 të plagosur

Ndërkohë që kanë mbetur të lënduar drejtori i ambulancës, infermieri si dhe vazja e 77-vjeçarit, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore.

17 Shtator 2023, 17:05 Nga I.A
Aksidenti me ambulancën në Lushnje, Policia: Humbi jetën
Policia

LUSHNJE- Nga aksidenti me ambulancën në Lushnje ka humbur jetën pacienti 77-vjeçar Dashamir Koçaj. Ndërkohë që kanë mbetur të lënduar drejtori i ambulancës, infermieri si dhe vazja e 77-vjeçarit, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore.  Shkaku i aksidentit, nuk dihet ende se cili është.

Njoftimi i Policisë: 

Lushnjë Rreth orës 14:50, në aksin rrugor "Lushnjë-Fier", në vendin e quajtur "Rotondo e Savrës" ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip "Kamion" me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autombulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autombulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve.

aksident ne lushnje dashamir koçaj

Sondazh

Poll