Aktualitet

Zjarri në Misto Mame, asfiksohet një person nga tymi

Mësohet se shkaku i zjarrit është për shkak të shpërthimit të një bombole gazi.

17 Shtator 2023, 15:16 Nga I.A
Zjarri në Misto Mame, asfiksohet një person nga tymi
Foto ilustruese

TIRANË- Një zjarr është ndezur në një banesë private mesditen e sotme në lagjen Misto Mame në Tiranë. Mësohet se shkaku i zjarrit është për shkak të shpërthimit të një bombole gazi. Ndërkohë që nga tymi, bëhet me dije se është asfiksuar një pjesëtar i familjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 17.09.2023, rreth orës 14:35, në lagjen "Misto Mame", dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll