Aktualitet

VIDEO/ Shqiptarja bën me dorë shqiponjën në derbin Inter-Milan, shihni 8-vjeçaren mes dy arbitrave në San Siro

I pari është futbollisti Kristjan Asllani, i cili luan me Interin. 

17 Shtator 2023, 16:38 Nga I.A
 
VIDEO/ Shqiptarja bën me dorë shqiponjën në derbin
Mikaela Toska

ITALI- Dy shqiptarë kanë qenë të pranishëm në derbin Inter-Milan mbrëmjen e kaluar në stadiumin San Siro. I pari është futbollisti Kristjan Asllani, i cili luan me Interin. 

Ndërkohë që shqiptarja e dytë është Mikaela Toska. 8-vjeçarja me origjinë shqiptare, por që jeton në SHBA, ka shkuar për të parë ndeshjen me babain e saj në Milano ditën e djeshme. Por 8-vjeçarja pati fat, sepse u përzgjodh për të qenë në fushë, teksa lojtarët takuan njëri-tjetrin, para fillimit të ndeshjes. 

Siç, shihet dhe nga videoja e siguruar nga Dosja.al, Mikaela është vajza mes dy arbitrave para fillimit të ndeshjes. Teksa kamera po filmonte të gjithë lojëtarët, Mikaela ka bërë shqiponjën dy krenare me duar.

kristjan asllani mikaela toska derbi inter-milan

Sondazh

Poll