Aktualitet

Udhëzimi për punësimin e mjekëve të rinj, mjeku Lutaj: Po ulet ndjeshëm niveli i shërbimit shëndetësor

Po ashtu Lutaj ka theksuar se këto udhëzime dalin ndesh me ligjin dhe ndesh me kualifikimin e mjekëve të rinj. 

17 Shtator 2023, 16:28 Nga I.A
Udhëzimi për punësimin e mjekëve të rinj, mjeku Lutaj:
Pajtim Lutaj

TIRANË- Mjeku Pajtim Lutaj ka komentuar udhëzimin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë për studentët e rinj që përfundojnë studimet për Mjekësi të Përgjithshme. Lutaj me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se me këto udhëzime dhe vendime, ulet cilësia e arsimit në sektorin e shëndetësisë dhe njëkohësisht po ulet ndjeshëm niveli i shërbimit shëndetësor në QSUT. Po ashtu Lutaj ka theksuar se këto udhëzime dalin ndesh me ligjin dhe ndesh me kualifikimin e mjekëve të rinj. 

Postimi i Plotë:

Udhëzime, Vendime, VKM dhe ligje që ulin cilësinë e arsimimit në sektorin e shëndetësise dhe shërbimin shëndetësor të vendit tone sepse shkatërrojnë konkurencën, prishin sistemin e vlerave, prishin projektet e mijekëve të rinj, shkatërrojnë ëndrrat e atyre qe kanë investuar në këto fusha. Sot më ra në dorë Udhëzimi per punësimin me prioritet te mjekëve… ju mund ta gjeni në këtë link https://arsimi.gov.al/.../Draft-Strategjia-Komb%C3%ABtare...

Prishja e struktures së studimeve mjeksore në vendin tone, ka ulur ndjeshëm nivelin e shërbimit shëndetsor ne QSUT, spitali Universitar i vetëm në vendin tonë, ka prishur balancen e përgatitjes së mjekëve të rinj, ka shatërruar biapartënencën, ka vrarë dëshirën për tu bërë mjek. Pse duhen këto udhëzime që dalin ndesh me ligjin? Dalin ndesh me rregullat e provimit, konkurseve, klasifikimit dhe notifikimit të mjekeve të rinj… Ligje si ai i bllokimit të dipllomave por edhe ky udhëzim i prioriteteve te paaftësisisë, të dipllomave fiktive, te titujve të dhëna nga politika… janë të panevojshëm, sepse ato vetëm e rëndojnë situaten aktuale të systemit arsimor dhe shëndetsor të vendit tonë. Ligjëroni strukturën e arsimimit shendetsor ( cykli I, II dhe i III-të i studimeve mjekësore), Ligjëroni hirarkinë mjekësore në sherbimet universitare të QSUT… ndryshimi është i sigurt, mjekët e rinj nuk do abandonojnë studimet, pacientet do të merin sherbimin e merituar.

pajtim lutaj

Sondazh

Poll