Aktualitet

EMRI/ Përplaset ambulanca me kamionin, humb jetën pacienti në Lushnje, plagosen dy të tjerë

Ambulanca po transportonte një të sëmurë drejt Tiranës, por nga përplasja e fortë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

17 Shtator 2023, 15:44 Nga I.A
EMRI/ Përplaset ambulanca me kamionin, humb jetën pacienti në
Ambulance

LUSHNJE- Një aksident me humbje jete ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnje. Mësohet se një ambulancë është përplasur me një kamion në kryqëzimin Fier-Lushnje.

Ambulanca po transportonte një të sëmurë drejt Tiranës, por nga përplasja e fortë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga përplasja e fortë ka humbur jetën pacienti Dashamir Koçaj, që ndodhej në ambulancë.

Nga aksidenti kanë mbetur dhe dy persona të tjerë të lënduar, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore. Shkaku i përplasjes ende nuk dihet.

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll