Aktualitet

“Vrasës”, i vdiq gruaja në duart e tyre, burri i Rexhina Debrovës lajmëron ‘hata’ për mjekët: Do iu ngulet gjilpë

22 Tetor 2019, 18:47 Nga DOSJA
“Vrasës”, i vdiq gruaja në duart e tyre, burri i Rexhina

TIRANË– Algert Debrova, bashkëshorti i 25-vjeçares që ndërroi jetë në maternitetin e Elbasanit pasi lindin fëmijën e saj të parë ka dhënë një ‘mesazh’ për mjekët, të cilët ai i fajëson për vdekjen e Rexhinës.

Në një status në rrjetet sociale, bashkëshorti i nënës së ndjerë shpreh dhimbjen e tij edhe gjashtë muaj pas ngjarjes së rëndë teksa ka publikuar edhe emrat e mjekëve, të cilët ai i konsideron fajtorë.

Ndër rreshta, Algeri duket sikur paralajmëron diçka pasi shkruan fraza si “gjilpëra do t’ju ngulet në sy” dhe “dhimbja e përgatitur për ju..do te jetë qetësia e të ardhmes time.”

Algert Debrova tregon gjithashtu bisedën me mjekët që ka pasur ditën e 22 prillit, kur Rexhina vdiq pasi solli në jetë vajzën dhe fëmijën e saj të parë. Sipas bashkëshortit të 25-vjeçares që bazuar në ekzaminimet përkatëse vdiq nga koagulimi (mpikse gjaku), mjeku Ardjan Kadaifçiu ka ngritur duart lart dhe i ka thënë: Më vrit!

Ndërsa mjeken Blerta Arapi, Algert Debrova e akuzon si vrasëse dhe shprehet se ajo i ka marrë shumë para atë ditë.

Statusi i plotë i Algert Debrovës

Erdhi ora. 6 muaj pa frymën , zërin , buzëqeshjen , jetën e Rexhinës.

Ardjan kadaifçiu dhe Blerta arapi më keni vrarë shpirtin , më keni nxirë gjakun…

Ardjan kadaifçiu je shkaktari i parë dhe kryesor për vdekjen e Rexhinës..nuk kam harruar se në atë orë te zezë ke ngritur duart lart dhe më ke thënë më vrit…më ke përmendur gjithashtu mungesën e kardiologut dhe gabimin që mund të jetë bër me gjilpërën..ajo gjilpërë që shpejt do të ngulet në sy..

Blerta Arapi tii njerii i zii ..ti vrasëse e pashpirt si guxove e le Rexhinën vetem kur ajo të thoshe “Po më mbahet fryma”

Sii guxovee

Erdhe tek unë e gëzuar ..i fute vet duart në portofolin tim more sa deshe nga aty e pastaj e buzëqeshur hyre brënda dhe e gjete Rexhinën të nxirë..të pajetë!

Cfarë bëre me ato para?..-ia dhe djalit tënd!

Qetësia dhe heshtja jon jan dhurata ime për ju.

Dhimbja e përgatitur për ju..do te jetë qetësia e të ardhmes time.

Rexhina Dobrova ndërroi jetë në spital pasi lindi vazjën e saj. sipas ekspertizës, 25-vjeçarja ka ndërruar jetë si paosjë e koagulimit, por familjarët e të resë nuk e pranuan këtë fakt. Ata akuzuan mjekët për neglizhencë. Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan kardiologu, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, të cilët më pas u lanë nën masën detyrim paraqitje. Miqtë dhe familjarët e 25-vjeçares kanë mbajtur edhe protesta me beben në krahë përpara spitalit të Elbasanit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet algert debrova rexhina debrova algert debrova rexhina debrova

Sondazh

Poll