Aktualitet

Operacioni 'Tempulli'/ Përfundon seanca për 18 nga 69 të arrestuarit në Vlorë! 13 në burg, 5 në 'arrest shtëpie'

Në total 18 persona 5 prej tyre “arrest shtëpie” ndërsa 13 të tjerë kanë marr masën “arrest me burg”. Gjyqtari i çështjes Hektori Sinani ka pranuar kërkesën e prokurorit Anton Pali për masë sigurie “arrest me burg” për 13 persona.

17 Shtator 2023, 13:35 Nga a.l
Operacioni 'Tempulli'/ Përfundon seanca për 18 nga 69
Foto ilustruese

VLORË- Ka përfunduar seanca gjyqësore për 18 persona të arrestuar në Vlorë në kuadër të operaconit anti-drogë 'Tempulli', dy ditë më parë. 

Mësohet se për Shkëlqim Bakaj, Fatmir Alikaj, Julian Shabani, Eriselda Zekaj, Nikola Selimaj gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa për shtetasit e tjerë gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në total 18 persona 5 prej tyre “arrest shtëpie” ndërsa 13 të tjerë kanë marr masën “arrest me burg”. Gjyqtari i çështjes Hektori Sinani ka pranuar kërkesën e prokurorit Anton Pali për masë sigurie “arrest me burg” për 13 persona.

operacioni tempulli

Sondazh

Poll