Sport

“Non grata”! SHBA nuk u jep viza disa atletëve për të garuar në Diamond League…

Ka atletë nga Kuba, Belgjika dhe Kenia, që do të mungojnë në këto gara

17 Shtator 2023, 09:00 Nga DOSJA
“Non grata”! SHBA nuk u jep viza disa atletëve për të

SHBA - Kërcyesit kubanë Luis Enrique Zayas, Leyanis Pérez dhe Liadagmis Povea, nuk do të garojnë në finalet e Diamond League, gara atletike që po mbahen në Eugene, sepse nuk morën viza për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, sipas Rolando Charroo Estrada, komisioner kombëtar i atletikës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me disa atletë me origjinë nga vende të tjera të botës.

Leyanis Pérez, fitues i medaljes së bronztë në kërcim trehapësh në Kupën e Botës së fundit në Budapest, synonte të ngjitej sërish në podium në Eugene, ku do të garonte kundër Yulimar Rojas.  Në këtë discipline do të konkurronte edhe Povea, që gjithashtu nuk u pajis me vizë. 

Luis Enrique Zayas, gjithashtu me një shans për të fituar një medalje në kërcimin së larti të Diamond League në Eugene, pasi ai ishte i katërti në Kupën e Botës, me rezultatin e tij të mirë personal në natyrë: 2.33 metra.

Sprinterja belge Cynthia Bolingo dhe keniania Nelly Chepchirchir, të klasifikuara në 1500 metra, nuk do të jenë gjithashtu në Eugene për të njëjtën arsye të refuzimit të vizës së hyrjes në SHBA, siç raportohet në rrjetet e tyre sociale përkatëse.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll