Sport

Futbolli të mos përzihet me politikën… Mesazhi i fortë i Muriqit: “Harrojnë që jemi njerëz dhe një ditë do të vdesim të gjithë”

"Pse nuk jetojmë të gjithë në paqe. Pse e sjellin politikën në futboll. Futbolli është diçka që na bashkon",- thotë sulmuesi i Mallorcas për incidentet e trishta që përjetoi në ndeshjen mes Rumanisë dhe kombëtares së tij.

17 Shtator 2023, 08:00 Nga DOSJA

SPANJE - Vedat Muriqi , sulmuesi kosovar i Mallorcas, ka dërguar këtë të shtunë, pas fitores së skuadrës së tij ndaj Celtës në Balaídos, një mesazh bashkimi mes kombeve pas incidenteve të trishta që përjetoi gjatë ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe kombëtares së tij.

"Njerëzit po harrojnë që ne jemi njerëz dhe një ditë do të vdesim të gjithë. Pse të mos jetojmë të gjithë në paqe. Pse e vendosin politikën në futboll. 

Futbolli të mos përzihet me politikën… Mesazhi i

Futbolli është diçka që na bashkon, na bën të kënaqemi. Janë 20 mijë njerëzit këtu sot. Ata duan të shijojnë një gol, një top. Por hej, nuk mund t'i ndalosh njerëzit apo gojën e tyre, ata mund të thonë çfarë të duan,"- ai u ankua në mikrofonat e LaLiga-s.

Sulmuesi nuk e ka fshehur kënaqësinë për golin e tij të parë në kampionat, si dhe për fitoren e parë të skuadrës së tij.

"Jam shumë i lumtur, sepse është fitorja jonë dhe gjithashtu goli im i pare, pasi kam humur dy penallti. Fitimi i tre pikëve ishte gjëja më e rëndësishme. Një sulmues nuk mund të kërkojë më shumë: të shënojë dhe të fitojë",- theksoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll