Sport

VIDEO/ Muriqi shënon dhe i jep tri pikë Mallorcas në transfertën ndaj Celta Vigos

“In extremis” sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka shënuar një gol në sfidën që ekipi i tij i Mallorcas zhvilloi si mysafir i Celta Vigos.

16 Shtator 2023, 21:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Muriqi shënon dhe i jep tri pikë Mallorcas në

SPANJE - Goli i Muriqit “in extremis” i shtangu futbollistët dhe tifozët në Vigo. Sulmuesi kosovar shënoi golin e fitores për ekipin e drejtuar nga Javier Aguirre, që arriti fitoren e parë në këtë edicion, pas dy humbjeve e dy barazimeve.

29-vjeçari shënoi në minutën e 85-të të takimit pas një asistimi nga Dani Rodriguez, duke qenë i saktë me një goditje nga afër, që përfundoi në rrjetë, duke patur vlerën e tri pikëve.

Njëherësh, ky gol ishte i pari për Muriqin këtë edicion, teksa kujtojmë se sezonin që lamë pas ai kishte shënuar plotë 15 gola.

Me këtë fitore Mallorca renditet në vendin e 13-të në tabelën e renditjes. Javën e ardhshme Mallorca do të luajë po në transfertë ndaj Gironas, me Muriqin që synon të vazhdojë serinë e shënimit të golave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll