Sport

VIDEO / Interi udhëheq derbin, 2-0 përballë Milanit… super Thuram!

Interi dhe Milani përballen në këtë javë të katër të Serisë A, në derbin e Madoninnës, pas një starti perfekt të këtij sezoni.

16 Shtator 2023, 18:46 Nga DOSJA
VIDEO / Interi udhëheq derbin, 2-0 përballë Milanit… super

ITALI - Interi dhe Milani luajnë derbin e Madoninnës në “San Siro”. Zikaltrit dhe kuqezinjtë janë dy skuadrat me ecurinë më të mirë pas 3 javëve në këtë sezon me 3 fitore në 3 ndeshje.

Interi që ende nuk ka pësuar gol në këto javë është edhe skuadra që zbllokon ndeshjen që në minutën e 5-të, Mikitarian kalon skuadrën e Inaghit në avantazh.

Pjesa tjetër e lojës kontrollohet nga Milani, i cili afrohet disa herë në portën e Sommer por pa finalizuar saktë. Në një kundërsulm në minutën e 38-të, Markus Thuram shënon një supergol duke dyfishuar avantazhin.

Me shifrat 2-0 u mbyllën 45 minutat në “San Siro”, një një ndeshje me mjaft emocione dhe raste nga të dyja ekipet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll