Sport

'Pulëbardhat' bëjnë festë në "Old Trafford"! Manchester United - Brighton 1-3... (video)

Brighton shkatërroi Manchester United 3-1 në “Old Trafford” ku festoi një fitore të madhe jashtë fushe.

16 Shtator 2023, 19:34 Nga DOSJA

'Pulëbardhat' bëjnë festë në "Old

ANGLI - Në gusht 2022, Brighton arriti një fitore të madhe në “Old Trafford” në hapjen e Premier League (1-2) dhe që atëherë Manchester United ka bërë një seri mbresëlënëse prej 20 ndeshjesh të pamposhtur në shtëpi në të njëjtin kompeticion.

Megjithatë, makthi për skuadrën e Erik ten Hag u rikthye një vit më vonë, me skuadrën e Roberto De Zerbit, i cili mori fitoren për të dytin vit radhazi në shtëpinë e “Djajve të Kuq” në nivel lige, këtë herë duke fituar 3-1 në kuadër të ndeshjes së 5-të të Premier League.

Me këtë fitore, “Pulëbardhat” u ngjitën të vetëm në vendin e 4-të të renditjes, pas vetëm Manchester City, Tottenham dhe Liverpool.

Festa nisi në fillim për Brighton në “Old Trafford”, me Danny Welbeck duke shfrytëzuar maksimalisht asistimin e Andingrës (Lalana e hodhi topin në mënyrë të shkëlqyer nën këmbët e tij) për të mposhtur Onanën me një goditje në minutën e 20-të.

'Pulëbardhat' bëjnë festë në "Old

Erik ten Hag lejoi Hoylund dhe Regillon të bënin debutimin e tyre me fanelën e kuqe dhe sulmuesi danez gjeti rrjetën në minutën e 41-të, por goli i tij u anulua, pasi u përdor VAR (topi kishte kaluar të gjithë vijën fundore përpara se Rashford ta kthente në zonën e vogël).

Në minutën e 53-të, Lambte bëri një depërtim mbresëlënës nga e majta dhe “ushqeu” Grossin, i cili iu shmang me mjeshtëri Lindelof, dhe ekzekutoi një goditje të fortë pas Onanës për 0-2, ndërsa në minutën e 71-të drama për United u bë edhe më e madhe, me Pedro që shënoi 3-0 për Brighton.

Gjithçka që skuadra vendase arriti ishte të shënonte një gol ngushëllues me Mejbrin në minutën e 73-të, me një goditje të fuqishme mbresëlënëse nga jashtë zones. Në finale Brighton festonte një fitore të , ndërsa United zhytet në introversion e një fundjave të vështirë nga “çështjet” e Sanços dhe Anthony.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll