Aktualitet

Megaoperacioni “Tempulli”/ Zbardhen përgjimet, si agjenti “fundosi” shpërndarësit e drogës në Elbasan

Ka qenë agjeni i infiltruar ai i cili ka futur në kurth shpërndarësit e drogës, ndrësa është futur në makinë dhe u ka kërkuar që të blinte një sasi droge.

16 Shtator 2023, 17:42 Nga f.i
Megaoperacioni “Tempulli”/ Zbardhen përgjimet, si agjenti
foto ilustruese

ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e megaoperacionit “Tempulli” që çoi në qeli 10 persona në qytetin e Elbasanit që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike. 

Ka qenë agjeni i infiltruar ai i cili ka futur në kurth shpërndarësit e drogës, ndrësa është futur në makinë dhe u ka kërkuar që të blinte një sasi droge. Agjenti me emrin e koduar “Koli” ka kontaktuar me Stiven Faqollin, i cili është arrestuar.

Mësohet se agjenti bashkë Stiven Faqollin janë takuar në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës” në Librazhd, ku në makinë ndodheshin edhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre Glidi Ballolli, i cili ndodhet në burg dhe Mikel Poçi.

Biseda: 

Gildi Ballolli (G) : Sa të duhen ty?

Agjenti (K) : A është e mirë ?

G : Dy të plota, ke dhe një zero dyshe…

K : Ok vetëm të jenë të mira

G : Mallin e kë super, ma kanë pëlqyer të gjithë

K : O Stivo është naj çik e mirë kjo ?

S (Stiven Faqolli) : Për zotin po, për kokën time.

K : Epo se ku e kam parë këtë cunin që mi dha mua…

S : Ktu rri ky në Librazhd

K : Si e ka emrin ky ?

S : Gia

K : Ishte dhe me një tjetër ky

S : Ai është Mikel Poçi

Me datë 8 shtator, agjenti ka shkuar në afërsi të kryqëzimit të Cërrik-Elbasan, konkretisht në rrugën “Çajupi” ku ka ndaluar në parkimin e një pallati. Pas rreth 5 minuta pranë tij është afruar shtetasi Ervis Duzha dhe pasi kanë biseduar për pak sekonda, ky i fundit i ka dhënë diçka në dorë agjentit, dyshohet kokainë dhe më pas është larguar në drejtim të pallatit.

Pjesë nga përgjimet:

Agjenti (K) : O Ervis hë o la?

Ervis Duzha (E) : Ça ban?

K : Bjer i gjysëm mu, e po shiko të jet për bidon. E mirë është?

E : E mirë.

Më 9 shtator, agjenti ka shkuar në rrugën që të dërgon në “Llixha” dhe ka ndaluar në afërsi të lavazhit “Çoku” dhe pranë tij është afruar shtetasi Endrit Kovaçi, ky i fundit pasi ka biseduar për pak sekonda me agjentin e autorizuar i ka dhënë diçka në dorë dhe është larguar në drejtim të lavazhit, dyshohet kanabis.

Pjesë nga përgjimet:

Endrit Kovaçi (E) : Ktu ke 10-çen?

Agjenti (K) : Ti mos e mçif, ti lene me i ven që të duket.

E : Ke katër-pesë cigare të mira lale.

K : E po m’pëlqeu mua imen?

E : Është i mir ai lal, maj içik er maj.

operacioni tempulli

Sondazh

Poll