16 Shtator 2023, 13:57
Nga r.ll
foto ilustruese
MALËSI E MADHE-Tre persona janë proceduar penalisht nga policia në Malësinë e Madhe pasi akuzohen për nxjerrje dhe marrje inertesh ilegalisht nga shtrati i lumit Shehu i Rrjollit.
Policia sekuestroi një ekskavator me të cilin ishte gërryer shtrati i lumit, dhe një kamion i mbushur me inerte. Fatmir Hasmujaj, Elson Hasmujaj dhe Leard Hasmujaj ishin të tre banues në fshatin Gruemirë-Çezme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijojnë kontrollet me qëllim goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të gërryerjes së shtretërve të lumenjve. U kapën teksa transportonin me kamion, inerte të marra ilegalisht, nga shtrati i lumit Shehu i Rrjollit, procedohen penalisht 3 shtetas. Sekuestrohen një ekskavator me të cilin ishte gërryer shtrati i lumit, dhe një kamion i mbushur me inerte. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve, të mbështetura në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar dhe goditur një rast të gërryerjes së shtratit të lumit Shehu i Rrjollit, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 56 vjeç, E. H., 37 vjeç dhe L. H., 20 vjeç, të tre banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me kamion, inerte që i kishin marrë në mënyrë të kundërligjshme, nga shtrati i lumit Shehu i Rrjollit, për qëllime fitimprurëse. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ekskavator që shërbente për gërryerjen e shtratit të lumit dhe një kamion i mbushur me inerte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
malesi e madhe
Aktualitet
16 Shtator 2023, 13:57
A.B
Adriatik Lapaj
TIRANË- Avokati i njohur Adriatik Lapaj kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë së Tiranës, për shitjen e biletav...
Aktualitet
16 Shtator 2023, 13:32
Gjykata
KORÇË- Lihen në burg 10 nga 26 të arrestuarit në Korçë, në kuadër të operacionit 'Tempulli'.&...
Aktualitet
16 Shtator 2023, 13:11
r.ll
pamje nga asambleja
TIRANË- Gjatë fjalës ë tij në Asamblenë e Përgjithshme të të Zgjedhurve Vendorë Demok...
Aktualitet
16 Shtator 2023, 13:02
A.B
Policia
VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për të arrestuarit gjatë operacionit antidrog&...
Aktualitet
16 Shtator 2023, 12:52
A.B
Lenda narkotike
LEZHË-Një person është vënë në pranga në kuadër të operacionit 'Imazhi'. Asgjës...
Aktualitet
16 Shtator 2023, 12:38
A.B
Policia
GJIROKASTËR- Pas kallëzimit të një shtetaseje 83 vjeçe, se djali i saj kishte dhunuar atë dhe bashkëshorten e ...
Aktualitet
16 Shtator 2023, 12:31
r.ll
foto ilustruese
POGRADEC- Ditën e sotme, policia ka arrestuar një 19-vjeçar në Pogradec, i cili lëvizte në fshatin Llë...
Aktualitet
16 Shtator 2023, 12:16
BERAT- Florenc Kullolli, 36 vjeç është arrestuar në Berat pasi u kap duke shitur lëndë narkotike në një lavazh n&eum...
Aktualitet
16 Shtator 2023, 11:56
Dosja.al
Hapen aplikimet për kredi të lehtësuara për administratën publike, për vitin 2023, të cilat mundësohen për her&eu...
Aktualitet
16 Shtator 2023, 11:49
r.ll
foto ilustruese
SHQIPËRI- Operacioni policor “Tempulli”, hetimet e të cilit zgjatën për disa muaj rresht çuan në...