Aktualitet

Operacioni 'Tempulli', Gjykata lë në fuqi arrestin në burg për 10 nga 26 të arrestuarit në Korçë

Megaoperacioni “Tempulli” vuri në pranga 233 persona në të gjithë vendin ndërsa 82 të tjerë u shpallën në kërkim.

16 Shtator 2023, 13:32 Nga DOSJA
Operacioni 'Tempulli', Gjykata lë në fuqi arrestin në
Gjykata

KORÇË- Lihen në burg 10 nga 26 të arrestuarit në Korçë, në kuadër të operacionit 'Tempulli'. 

Konkretisht ata janë :

Xhoni Alo

Edison Foto

Evis Qani

Fatjon Bedulla

Eduart Najtellari

Vasjan Ristollari

Nikolla Stamulli

Fatjon Xhambazi

Theodhoraq Thoma

Musolin Ymeri.

Prokuroria kërkoi vazhdimin e masës së sigurimit më karakter shtrëngues “arrest në burg” ndërsa u pranua nga gjykata.

Megaoperacioni “Tempulli” vuri në pranga 233 persona në të gjithë vendin ndërsa 82 të tjerë u shpallën në kërkim. Me arrestimet u shkatërruan 23 grupe kriminale që shpërndanin drogë nëpër shkolla dhe lokale. Pas Tiranës, Vlora ishte qyteti i dytë që kishte edhe numrim më të madh të arrestimeve./Dosja.al

operacioni tempulli

Sondazh

Poll