Aktualitet

‘Avullojnë’ biletat për Shqipëri-Çeki/ Lapaj i bën thirrje Prokurorisë: Nisni hetimet! Do shiten në treg të zi me çmime të larta

Lapaj thotë se Prokuroria duhet të sekuestrojë serverat qëndrorë të shitjes së biletave dhe të administrojë të gjithë praktikën e arkëtimeve për të parë kush dhe si i ka blerë biletat.

16 Shtator 2023, 13:57 Nga A.B
‘Avullojnë’ biletat për Shqipëri-Çeki/ Lapaj
Adriatik Lapaj

TIRANË- Avokati i njohur Adriatik Lapaj kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë së Tiranës, për shitjen e biletave të ndeshjes Shqipëri-Çeki. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lapaj thotë se skema e shitjes së biletave funksionon me tregun e zi, aty ku do të shiten me çmime 3 deri në 4 herë më të larta. 

Ai thotë se Prokuroria duhet të sekuestrojë serverat qëndrorë të shitjes së biletave dhe të administrojë të gjithë praktikën e arkëtimeve për të parë kush dhe si i ka blerë biletat.

'I bëj thirrje Prokurorisë të nisë hetimet kryesisht për maskaradën e biletave të ndeshjes Shqipëri - Çeki. Skema ku biletat i blejnë pak duar dhe pastaj i shesin në tregun e zi me çmime 3-4 herë më të larta është e paligjshme dhe duhet goditur rëndë. Prokuroria duhet të sekuestrojë serverat qëndrorë të shitjes së biletave dhe të administrojë të gjithë praktikën e arkëtimeve për të parë kush dhe si i ka blerë biletat.'

Federata Shqiptare e Futbollit nxori dje në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri -Çeki, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Për duelin e datës 12 tetor që do luhet në “Air Albania” interesi i tifozëve ka qenë i madh, duke bërë që serveri i faqes online të ishte “në tokë” për shumicën e kohës. Tashmë nuk ka më bileta në shitje./Dosja.al

adriatik lapaj ndeshja shqiperi-ceki

Sondazh

Poll