Aktualitet

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë/ Berisha: Është rikrijuar për t'iu përmbajtur parimeve të qeverisjes demokratike

Berisha tha se shoqata do ketë si detyrë kryesore mbrojtjen, konsolidimin e standardeve të përcaktuar në Kartën e Kongresit të Autonomisë Lokale. Berisha tha se shoqata do ketë si detyrë kryesore mbrojtjen, konsolidimin e standardeve të përcaktuar në Kartën e Kongresit të Autonomisë Lokale.

16 Shtator 2023, 13:11 Nga r.ll
Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë/ Berisha: Është rikrijuar
pamje nga asambleja

TIRANË- Gjatë fjalës ë tij në Asamblenë e Përgjithshme të të Zgjedhurve Vendorë Demokratë, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se ishte e nevojshme rikrijimi i një shoqate të zgjedhur nga demokratët.

Berisha tha se kjo shoqatë do ketë si detyrë kryesore mbrojtjen, konsolidimin e standardeve të përcaktuar në Kartën e Kongresit të Autonomisë Lokale.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Sot, ne rikrijojmë këtu Shoqatën e të Zgjedhurve. E ligjshme kjo!
PD është themeluese e pushtetit pluralist vendor, themeluese e Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë. Ajo bëri gjithçka për respektimin e Kartës së Kongresit të Autonomisë Lokale dhe është e vendosur të qëndrojë mbi ato parime mbi të cilat është e ndërtuar Europa e rajoneve.
Kështu që shoqata juaj do ketë si detyrë kryesore mbrojtjen, konsolidimin e standardeve të përcaktuar në Kartën e Kongresit të Autonomisë Lokale.
Nuk mundet që shqiptarët të përfaqësohen nga një shoqatë e kryesuar nga një person si Erion Veliaj, vjedhja e mashtrimet e të cilit kanë kufi qiellin.
Ndaj duhet të ketë një shoqatë e të zgjedhurve demokratë vendorë, me përkushtimin më të madh për t’iu përmbajtur parimeve të qeverisjes demokratike vendore.
Edhe njëherë iu përshëndet për punën që kemi bërë dhe do bëni dhe ju uroj suksese edhe në këtë fushatë, që është e mirëpritur jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Europë dhe shoqatat simotra.

sali berisha

Sondazh

Poll