Aktualitet

Kamioni përfshihet nga flakët në autostradën Fier-Vlorë, shpëton shoferi

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. 

16 Shtator 2023, 17:04 Nga f.i
Kamioni përfshihet nga flakët në autostradën
pamje nga vendngjarja

VLORË-Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën Fier-Vlorë.

Fillimisht flaka ka përfshirë kabinën dhe më pas gjithë kokën e kamionit. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. 

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë arritur të shpëtojnë pjesën tjetër të mjetit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

 

digjet kamioni

Sondazh

Poll