Aktualitet

Dhunoi gruan dhe nënën e moshuar, arrestohet 63 vjeçari në Gjirokastër

Eshtë parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij rasti dhune, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi P. A., 63 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër.

16 Shtator 2023, 12:38 Nga A.B
Dhunoi gruan dhe nënën e moshuar, arrestohet 63 vjeçari në
Policia

GJIROKASTËR- Pas kallëzimit të një shtetaseje 83 vjeçe, se djali i saj kishte dhunuar atë dhe bashkëshorten e tij, si dhe se i kishte kanosur ato, se do t’i nxirrte nga banesa e përbashkët, policia ka kryer arrestimin e 63-vjeçarit. 

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij rasti dhune, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi P. A., 63 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./dosja.al

gjirokaster

Sondazh

Poll