Aktualitet

Operacioni "Tempulli"/ Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohet nje person në Berat, procedohet bashkëpunëtori (EMRI)

Policia sekuestroi drogën në doza dhe një celular. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij 38-vjeçar. 

16 Shtator 2023, 12:16 Nga DOSJA

Operacioni "Tempulli"/ Shisnin drogë pranë shkollave,

BERAT- Florenc Kullolli, 36 vjeç është arrestuar në Berat pasi u kap duke shitur lëndë narkotike në një lavazh në afërsi të një shkolle.

Policia sekuestroi drogën në doza dhe një celular. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij 38-vjeçar. 

NJOFTIMI POLICISË: 

Në vijim të veprimeve operacionale të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, është siguruar informacion se në një biznes (lavazh për automjete), në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle në Kuçovë, shiteshin doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Në bazë të këtyre informacioneve, shërbimet e Policisë ndërhynë në këtë ambient, ku arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 36 vjeç, banues në lagjen "11-janari". Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtorin e 36-vjeçarit, shtetasin B. K., 38 vjeç, banues në lagjen "11-janari".

Nga kontrollet në këtë ambient (lavazh për automjete), Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Operacioni policor “Tempulli”, hetimet e të cilit zgjatën për disa muaj rresht çuan në goditjen e 23 grupeve kriminale dhe në arrestimin e mbi 230 personave. Operacioni antidrogë u shtri në gjithë vendin, kryesisht në qytetet e Tiranës, Vlorës ,Beratit, Korcës, Durrësit dhe Elbasanit. Ditën e sotme, 46 nga të arrestuarit të Megaoperacionit antidrogë "Tempulli" pritet të dalin sot përpara Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Prokuroria për këto persona ka kërkuar masën e sigurisë "Arrest me burg".

florenc kullolli operacioni tempulli

Sondazh

Poll