Aktualitet

Pallati në zonën e ish-parkut u shkrumbua nga flakët, banori: Fat që nuk u dogjën apartamentet më poshtë

Banori ka treguar se janë dëmtuar disa pallate.

15 Shtator 2023, 10:27 Nga f.i
Pallati në zonën e ish-parkut u shkrumbua nga flakët, banori: Fat
banori

TIRANË- Një nga banorët e pallatit që u përfshi nga flakët ka folur rreth incidentit. Banori u shpreh se është fat që nuk janë djegur apartamentet më poshtë dhe shtoi se pallati nuk bëhet me metalike.

‘Zjarri ka rënë nga sipër. Fati që nuk janë djegur apartamentet më poshtë. Janë dëmtuar disa pallate. Vajza dy vite ka që ka hyrë në të. Nuk bëhet pallati me metalike,’- tha banori për Report.Tv.

Një ditë më parë një pallat 10-katësh u përfshi nga flakët masive, duke lënë pas të shkrumbuar 4 hyrje. Zjarri fillimisht ra në pjesën e pasme të pallatit në katin e dytë dhe më pas flakët kanë përfshirë të gjithë katet deri në katin e fundit, i cili është djegur plotësisht. Flakët janë favorizuar edhe nga sistemi i veshjes dhe izolimit të pallatit. Për të fat të mirë nga flakët nuk pati rrezik për banorët, pasi ata u evakuuan nga pallati./Dosja.al

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll