Aktualitet

Megaoperacioni anti-drogë 'Tempulli'/ Vijon "aksioni" në Vlorë, arrestohen edhe 16 persona të tjerë

Në Vlorë janë lëshuar në total 90 urdhër arreste, ku pritet të vazhdojnë arrestime të tjera në vijim.

15 Shtator 2023, 10:09 Nga h.k
Megaoperacioni anti-drogë 'Tempulli'/ Vijon "aksioni"
foto ilustruese

VLORË- Detaje të tjera janë zbuluar nga mega operacioni “Tempulli”. Sipas burimeve zyrtare ditën e sotme janë arrestuar dhe 16 persona të tjerë ku numri të arrestuarve arrin në 233 në total.

Në Vlorë janë lëshuar në total 90 urdhër arreste, ku pritet të vazhdojnë arrestime të tjera në vijim.

Megaoperacioni “Tempulli” është kryer pas një hetimi 7 mujor intensive nga Policia e Shtetit me qëllim parandalimin e shitjes së drograve pranë komuniteteve shkollore që vendosin në rrezikshmëri fëmijët dhe adoleshentët. Operacioni përfshin disa qytete të Shqipërisë të cilët janë ndërlidhur në përfshirjen e shit-blerjes së drogës. Në vijim priten ende arrestime të tjera./Dosja.al

operacioni tempulli

Sondazh

Poll