Aktualitet

Shtyhet sërish afati për regjistrimin e nxënëseve në 'e-Albania' për arsimin parauniversitar (DATA)

Viti 2023-2024 është viti i parë shkollor ku i gjithë dokumentacioni shkollor (regjistra, fletë informuese për prindërit, dëftesa, etj.) do të realizohet vetëm nëpërmjet sistemit SMIP.

15 Shtator 2023, 09:08 Nga r.ll
Shtyhet sërish afati për regjistrimin e nxënëseve në
Ministria

TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sporti e ka shtyrë sërish afatin e regjistrimit të të gjithë nxënësve në arsimin parauniversitar.

Afati për nxënësit cilët ende nuk janë regjistruar nëpërmjet portalit e- Albania, por vijojnë mësimin fizikisht, të regjistrohen online brenda datës 30 shtator.
 
Ministria e Arsimit ka sqaruar se kjo ndodh sepse viti 2023-2024 është viti i parë shkollor ku i gjithë dokumentacioni shkollor (regjistra, fletë informuese për prindërit, dëftesa, etj.) do të realizohet vetëm nëpërmjet sistemit SMIP./Dosja.al

ministria e arsimit

Sondazh

Poll