Aktualitet

Drejtonte makinën i dehur, vihet në pranga 24-vjeçari në Tiranë, arrestohen 5 të tjerë

Në pranga janë vënë edhe katër shtetas të tjerë të cilët janë bërë shkak për aksidente rrugore.

15 Shtator 2023, 09:39 Nga r.ll
Drejtonte makinën i dehur, vihet në pranga 24-vjeçari në
policia e tiranes

TIRANË-Një 24 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi po drejtonte automjetin në gjende të dehur dhe gjatë kontrollit nga policia iu gjet kokainë. Në pranga janë vënë edhe katër shtetas të tjerë të cilët janë bërë shkak për aksidente rrugore.

Gjithashtu një 61-vjeçar është arrestuar sepse ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. C., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Z. S., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 7 arrestuan shtetasin A. K., 54 vjeç, banues në Vorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

- B. K., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin kamion, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ka aksidentuar shtetasin A. D., që po qarkullonte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve; 

- R. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin F. A., i cili mori mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën; 

- D. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në Rrugën e Balshajve, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane

Sondazh

Poll